Akuza e fortë e Doris Pack: BE të hetojë skandalin “Dvorani”. Me paratë e BE Rama po kap drejtësinë

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar për shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani.  Pack ka publikuar në adresën personale në Twitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED dhe abuzimet me reformën në drejtësi. Materiali i presidencës, i hartuar në anglisht, pasqyron gjithë shkeljet ligjore të qëllimshme, që kreu i Këshilli të Emërimeve ka bërë për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi.

Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. “Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”,- shkruan Pack.

SHKARKO APP