Akuza e fortë e të bijës së Bashkim Koplikut: Im atë s’vdiq nga Covidi, por nga shteti

Bashkim Kopliku, një nga liderët e parë antikomunistë në Shqipëri, Bashkim Kopliku është përcjellë sot në banesën e fundit pasi nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.
Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur në qytetin e tij, Durrësin.

E bija e Bashkim Koplikut, deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit.

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e bija.

Ajo tha për mediat se gjendja e babait 77 vjeç ishte e qëndrueshme, por për shkak se Covid-19 i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Vajza e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar, pasi mjeti i fluturimit u vonua për të mbërritur në Rinas nga Turqia. Ajo gjithashtu shtoi se dhe ambulanca erdhi me vonesë në spitalin e Durrësit, ku ishte shtruar prej ditësh.

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.

“News24” ka treguar detaje nga biseda telefonike që kishte zhvilluar me gruan e të ndjerit Kopliku, Luljeta Kopliku, e cila qëndron në banesën e saj pasi rezulton e infektuar me COVID. Ajo pohoi se Kopliku ishte shtruar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që fëmijët kishin insistuar që ai të nisej për kurim në Breshia të Italisë. Pasi kishin porositur një charter, Luljeta Kopliku rrëfeu se mjeti i fluturimit ishte vonuar për të mbërritur në Rinas nga Turqia, ndërsa shton se dhe ambulanca kishte ardhur me vonesë në spitalin e Durrësit.

Sipas saj gjendja e 77-vjeçarit ishte e qëndrueshme, por për shkak se COVID i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen. Ajo shtoi se ambulanca që e kishte transportuar drejt Rinasit (Në orën 16:00) nuk kishte pasur mjaftueshëm oksigjen.

“Nuk ngopem dot me oksigjen”, kishte thënë ish-zv.kryeministri. Ndërkohë që vetëm pas 30 minutash nisje për në Rinas, ajo ishte njoftuar nga personeli i avionit se Bashkim Kopliku kishte ndërruar jetë, ende pa shkuar në Itali.

Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.

SHKARKO APP