Akuza e fortë: Ndërkombëtarët na thonë dilni në protesta, pastaj na kritikojnë

Kryetarja e LSI-së ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me qëndrimet e një pjese të ndërkombëtareve në Shqipëri. Në intervistën e dhënë për “Report Tv”, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria është e interesuar të harrë hapjen e negociatave, si e vetmja mënyrë për ta bërë politikën dhe qeverinë me të kontrollueshme.

Lidhur me protestat ajo u shpreh se qëndrimi i disa ndërkombëtarëve ka qenë kontradiktorë dhe shpesh herë pa sens.

“Ndërkombëtarët na thonë dilni në protesta. Një pjesë e tyre vdesin që të dalim në protesta sepse justifikojnë paratë e projekteve të tyre. Ndërsa kur dalim ne në protesta na kritikojnë”,- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se kush janë këta ndërkombëtarë, Kryemadhi ju përgjigj se: “Janë ata ndërkombëtare që mbrojnë interesat të caktuar ekonomike. Na thonë dilni në protesta, përse duhet të dalim sot në protesta, që të mos hapen negociatat për në BE?”,- tha Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?