Akuza e fortë nga Bushati: Në Elbasan banditë pa uniformë, në Tiranë me uniformë

Konflikti te zyrat e FRD-së dhe ngjarja në Elbasan Ditën e Verës ku militantët e PD dhe PS u përplasen me njëri-tjetrin shënojnë tensionet e para të fushatës politike. Analisti Andi Bushati, thotë se në Elbasan dolën banditët pa uniformë, kurse në Tiranë tha ai, dolën me uniformë.

Debati në ”Open”

Andi Bushati: Të dyja ngjarjet i bashkonin dy gjera, në Elbasan banditë pa uniformë, në Tiranë banditë me uniformë, dhe kjo i intereson mazhorancës, dhe OFL ishte justifikim që këta bosë krimi, t’i përdorë në fushatë. Filloi me “Rama ik” , provokimin e bëri PD, puna është pse iu përgjigj me banditë mazhoranca, nuk la vend në botë që një kryeministër s’ka kundërshtarë, puna është si përgjigjesh.

Arbjan Mazniku: Bie dakord që është skenar i PD, jo rastësisht ishin 100 veta aty kur kalonte kryeministri, ishte dhe makina e Bashës aty, problemi është që ushtruesit e dhunës janë i njëjti grup gjithmonë, është tregues i qartë i një paniku nga PD. Ne kemi parë pamjet, njerëzit po ecin, nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë, kushdo në PS e dënon dhunën, dhe ne do japim provat si dhe pse ka ndodhur, por ky është një skenar për të prishur një festë.

Andi Bushati: Për skenar se di, po nëse ka prova Mazniku të tregojë, unë pashë qytetarët të revoltuar, po problemi është falanga e banditëve që ka Rama pas.

Alfred Peza: Hapur po shkelen rregullat e pandemisë, ndërkohë kryetari i PD mbledh njerëzit ndërsa Rama kishte vetë deputeten, dhe kjo Rama ik ka filluar përmes lëvizjes së opozitës që kërkon mbështetje.Kujtoni që në atë çast që ndodhi ngjarja në të gjithë rrjetet e sociale të kandidatëve të PD thuhej po ndodh, po ndodh, pra ishte e përgatitur, u pëlqente dhe e përhapnin.

Ergys Mërtiri: Kjo i intereson mazhorancës, dhe jo më kot ndodh në Elbasan, nuk është çështja u prish apo jo festa, çështja është çfarë elementesh përfshin fushata, nëse , këtu pushteti mbahet me njerëz të krimit, me armë kjo është alarm. Elbasani është qyteti ku ka më shumë ngjarje me rekorde kriminale.

Mazniku: Mos prisni që PS të thotë do marrim njërin ta fusim në burg, këtë e bënë prokuroria dhe gjykata.
Bushati: po e lanë shqiptarët ta bëni ju, banditët do bëhen zotër të vendin

SHKARKO APP