Akuza nga Berisha: Në Shqipëri nafta shitet 3 herë më shtrenjtë se në bursë
Në takimin me ekspertë të energjitikës dhe hidrokarbureve, kreu i PD-së Sali Berisha tha se rritja e çmimit të energjisë është shkatërrimtare për bizneset.
Për më tepër ai shtoi se qeveria ka blerë energji çdo dy ditë dhe nuk ka bërë asnjë tender, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama po terrorizon qytetarët, duke thënë se nëse ka mungesë energjie në treg, ajo do të ndërpritet.
“Nafta është bërë një ”shpatë demokleu” në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-fishin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë”.