Akuza të forta nga Adriana Kalaja për Vettingun
Postimi i plotë i Adriana Kalasë:
Disa pyetje publike për “dashnorët” e Reformës në Drejtësi:
- A ka marë urdhër Edvin Rama nga një nga burgjet e Sigurisë së Lartë për të ndërhyrë në shkarkimin e Prokurores Imeraj?
- A e ka thirrurr ky i findit anëtaren e KPA Ina Ramën dhe i ka dhënë urdhër të shkarkojnë Prokuroren Imeraj?
- Po Yuri Kim a ka bërë presion që Trupa e KPA’-së të “ushtrojë detyrën”?
- Trupa e Gjyqtarëve ka hetuar se kush është Rrahim Shehu
- Çfarë lidhje ka kjo letër anonime me vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs?
- Po Prokurorit të Durrësit, djalit të tezes së Etilda Gjonajt, a ju ofrua mos ankimimi i vendimit të KPK-së 2 me 1 vetëm që të mos zbardhë veprat penale të Jacobs?
- Po letra e tre anëtarëve të KPK-së që denoncojnë për presion të Jacobs është hetuar?
- Po shkarkimi me lista dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët nga KPK-ja a është hetuar?
- A është hetuar presioni i Genta Bungos që bashkëpunon me subjektin që e ka kaluar në veting dhe që ka qënë relatore, kur thonte “një maloke më pak?
- Po vetë Ina Rama, nën avujt e verës që kanë konsumuar mbrëmë në ambientet e KPA-së tek merrnin vendimin, ka ndikuar te vendimi që do marë Trupa e Gjyqtarëve të Prokurore Imerajt?
Ja këto përgjigje na jepni e lërini dërr dërret e “suksesit” të Reformës në Drejtësi.
Gojët e liga thonë se në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohet nga djali tezes së Ina Ramës është hapur shampanja.
Uroj të ketë qenë verë dhe shampanjë cilësore se, do i lërë për një kohë shuuuuuuuuumë të gjatë me dhimbje koke ata që shkarkojnë me urdhër dhe që festojnë për interesa personale.
Këtu do jemi e do shohim.
Surpriza na presin………
KOHA JONË SONDAZH

