Akuzat e Berishës: Rama bëri presion për mosdënimin e Xhuvanit
Ish- kryeministri Sali Berisha mendon se kryeministri Edi Rama ka bërë presion mbi gjykatat për të mos dënuar me burgim të përjetshëm Kostandin Xhuvani.
Gjykata vendosi sot gjykim të shkurtuar për Xhuvanin, i cili është akuzuar se ka vrarë katër njerëz.
Kjo do thotë se ai nuk do dënohet me burg përjetë.
“Te dashur miq, ne nje akt unik ne historine e denimeve penale, Kostandini i Partise, xhelati i vrasjes se 4-fishte, nuk do denohet me vdekje. Gjykata ne presionin direkt te eger te Edi Rames ka vendosur sot te pranoje kerkesen per gjykim te shkurtuar te Kostandin Xhuvanit qe ekzekutoi 4 qytetare ne fillim te nentorit te vitit 2014 dhe te perjashtoj keshtu denimin me vdekje.
Gjykata vendosi qe ta mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ekzekutoi me gjakftohtesi 4 viktimat e tij ja mbathi dhe Policia beri çdo gje qe ai te ikte. Gjykata ne presion te eger vendosi te mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ishte vrases recidivist, kishte ekzekutuar 4 vjet me pare bashkemoshatarin e tij!” shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

