Akuzat e Nokës për shit-blerje të votës në Elbasan, Damian Gjiknuri: Po përgatisin alibinë e humbjes

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e bëra nga Flamur Nokës nga PD-ja e Rithemelimit për shit-blerje të votës në Elbasan. Gjiknuri që është dhe drejtues politik i këtij qarku, deklaroi se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës që i pret më 14 Maj.

”E kam thënë qartazi se trajektorja e sjelljes së foltores në Elbasan do kalojë në disa faza. E para, faza e euforisë dhe thashethemnaja që përhapën se Gledian Llatja nuk do të rikandidohej për një mandat tjetër. Dolën blof! E dyta, thellimi i euforisë teksa përhapën thashethemnajën sikur Edi Rama e paska lëshuar Elbasanin në tavolinë për Berishën dhe Metën. Sigurisht dolën blof! E treta, kaluan tek faza e premtimeve tullumbace me shesh xhirime filmash e Disney Land apo kompani fantazma që do të investonin qindra miliona euro. Lan nam! Tanimë kemi mbërritur tek faza e katërt, përgatitja e alibisë së humbjes! Pasi e kanë kuptuar se humbjen e kanë të sigurtë, kanë filluar të akuzojnë se gjoja po ua vjedhin votat”, thekson Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve deklaroi se inkurajon plotësisht çdo institucion ligjzbatues përfshirë dhe SPAK-un të vëzhgojë nga afër sjelljen e çdo individi në Elbasan para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asgjë që e ndal Elbasanin! Elbasani në 14 Maj do të vendosë qartazi të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara, nga ata që nuk pranojnë vullnetin e zgjedhësve dhe refuzojnë të njohin humbjen! Inkurajoj plotësisht çdo institucion ligjzbatues përfshirë dhe SPAK-un të vëzhgojë nga afër sjelljen e çdo individi në Elbasan para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor! Veçanërisht kërkoj monitorimin e familjarëve të Luçiano Boçit të cilët lëvizin natën me çanta nëpër shtëpitë e qytetarëve! Elbasani as nuk shitet, as nuk blihet! Elbasani ecën vetëm përpara! Kurrë më mbrapa”, nënvizon Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?