Akuzat e opozitës, Balla: Kandidatët Bushi dhe Gjici kallëzim në Gjykatën e Lartë

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, bëri të ditur të martën se kandidatët e mazhorancës për bashkitë e Krujës dhe Kamzës, Artur Bushi dhe Safet Gjici, do të depozitojnë nesër në Gjykatën e Lartë kallëzim penal ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me akuzat e këtyre të fundit ndaj tyre.

Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, Balla hodhi poshtë akuzat opozitës ndaj kandidatëve të majtë, ndërsa i kërkoi PD-së që të shikojë në radhët e saj, ku ka individë me rekorde kriminale.

“Të premten kandidati i PD-së për bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu, u dënua për korrupsion me vendim gjykate. Pse PD nuk flet për rastet e saj? Ky është adresimi më i mirë i personave me rekorde kriminale”, tha Balla.

SHKARKO APP