Akuzat e PD-së për votimet në Vorë, PS: Gjithçka sipas ligjit. Padinë nuk e kuptojmë

Vora është kthyer në një “mollë” sherri në këto zgjedhje të pjesshme lokale. Partia Demokratike ka depozituar në KQZ kërkesën për thirrjen e një seance publike të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për situatën në qendrat e votimit në Vorë.

Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se pamundësia e PD-së për të gjetur anëtarë komisioni në Vorë, nuk është shkelje e ligjit.

“Kjo problematikë e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i Komisionerit, por ende PD-ja mund të dërgojë anëtarët e saj. Gjithsesi, tashmë procesi është ligjor, me 5 anëtarë. Për Bashkinë e Vorës do të ketë një numërim shumë të shpejtë, pasi procesi është elektronik”.

Për paralajmërimin e nënkryetares së PD, Jorida Tabaku, se do të padi ndaj komisionerëve socialistë të Vorës, Salianji pohoi nuk e kupton.

“Nëse ka pasur shpërdorim në këtë proces, ka qenë shkelja e heshtjes zgjedhore që ka bërë zonja Tabaku me deklaratat e saj. Kallëzimin nuk kanë pse ta bëjnë, është alogjik. Ata duhet të dërgojnë komisionerët dhe kaq”.

SHKARKO APP