Akuzat e PD, Zëdhënësi i Kreut të Kuvendit, Aleksi: Imuniteti i Kokëdhimës diskutohet më 6 prill
Emiljano Aleksi, Zëdhënësi i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar sot për deklaratën e Partisë Demokratike. Sipas PD, Kuvendi ka anashkaluar procedurat për heqjen e imunitetit të Kokëdhimes. Aleksi tha se Kuvendi ka nisur procedurat për këtë rast, por për arsye objektive eshtët shtyrë diskutimi ne Këshillin e Imuiteteve.
“Kuvendi Shqipërisë, shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bëra nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Bëjmë me dije opinionin publik se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme”,- tha sot në një deklaratë për mediat, Aleksi.
Zëdhënësi i Kryetari të Kuvendit shtoi se çështja e deputetit Kokëdhima do të trajtohet në Këshillin e Mandateve në datën 6 prill. “Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015”,- tha Emiljano Aleksi.