Akuzat e PS-së, Blerina Gjylameti: Basha, frikacak, tradhtar dhe i paaftë
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti doli sot në një deklaratë për shtyp në emër të PS-së duke e quajtur “frikacak”, “tradhtar” dhe një “njeri që nuk di të bëjë asgjë” kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas Gjylametit, kreu i opozitës Basha po shfrytëzon qytetarët për interesa politike, dhe po tenton të nxisë destabilitet me retorikën që synon të nxisë largimin e shqiptarëve jashtë. -“Tashmë që u tërhoq i trembur nga rikandidmi, nuk di të bëj asgjë të re” – tha Gjylameti, në deklaratën e PS-së.
Deklarata e Plote e PS-së
Lulzim Basha nuk ka hallin e shqiptarëve, por i shfrytëzon ata për interesat politike të Partisë Demokratike. Një politikan i përgjegjshëm sot duhet të qetësonte qytetarët, por Lulzim Basha i ka tradhtuar qytetarët, ndaj tenton të nxisë destabilitet përmes retorikës që synon të nxisë largimin e sa më shumë njerëzve nga vendi.
Kjo retorikë e Lulzim Bashës nuk i shërben Shqipërisë dhe as nuk ndihmon shqiptarët.
Është për të ardhur keq Kryetari i Bashkisë së Tiranës që për 4 vjet tradhtoi qytetarët dhe nuk mbajti asnjë premtim, sot gjen kurajën për të bërë fushatë, e për më tepër të bëjë fushatë me një temë kaq antikombëtare.
Nuk flet për rrugët e pandriçuara dhe plot gropa në Tiranë që në katër vitet e fundit nuk e kanë ndjerë dorën e Bashkisë dhe sot i bëjnë qytetarët e pasigurtë. Nuk flet për premtimet e pambajtura për më shumë punësim, më shumë parqe, për tramin e Tiranës që është vetëm në ëndrrat e Lulzim Bashës.
Tashmë që Lulzim Basha u tërhoq i trembur nga rikandidimi, çdo shqiptar e ka marrë vesh se edhe vetë Lulzim Basha nuk i beson premtimeve që bën.
Është paaftësia e Lulzim Bashës në çdo detyrë që ka patur arsyeja pse ai ndërron kaq shpesh pozicione. Duke mos ditur të bëjë asgjë, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të tentojë diçka të re, pasi nuk ka asnjë shans të përballet me ndonjë arritje në detyrat e mëparshme.
Sa i përket rastit në fjalë, shifrat e institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë se situata është nën kontroll dhe një përmirësim i dukshëm është ndjerë dita ditës sa i takon çështjes së largimeve.