Akuzat e PS-së ndaj PD-së, Gjosha: Bëhen për të larguar vëmendjen nga droga dhe krimi

Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputete e LSI-së, Klajda Gjosha, ka komentuar në studion e lajmeve të Syri.net, situatën politike dhe akuzat e ndërsjellta mes PD-së dhe PS-së.

Gjosha tha se akuzat e PS-së ndaj PD-së, se kanë patur mbështetjen e rusëve në zgjedhjet e fundit, bëhen vetëm për të hequr vëmendjen nga problemet madhore që ka vendi, siç është krimi dhe droga.

“Nuk besoj se jemi komodë, për sa kohë vendi ndodhet në këtë situatë. Retorikat janë çështje që ju përkasin dy partive politike. PD është shprehur sa u takon akuzave të bëra nga PS, tani ju takon organeve të drejtësisë të flas për këtë çështje. Unë do të uroj që këto çështje të mos përdorur për të hequr fokusin nga çështjet tejet madhore, si korrupsioni, krimi dhe droga. Këto çështje kanë kaluar tashmë kufirin shqiptar, prandaj reagimet nga ndërkombëtarët janë të forta. Jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita duhet të jetë aty për të treguar situatën”, tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapja e negociatave, Gjosha: Jam pesimiste

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministra e Integrimit, Klajda Gjosha është shprehur pesimiste për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Gjosha tha se deri tani nuk kemi asnjë indicie nga vendet anëtare për hapjen e negociatave. Ndërsa theksoi se ajo që të habit edhe më shumë është mungesa e lobimit nga ana e kryeministrit Rama.

“Unë mendoj që përgatitjen nuk duhet të ndalen në asnjë moment. Është për të ardhur keq që kemi pasur pauzë për një periudhë për ecurinë e procesit të integrimit. Unë nuk shoh as mbështetjen e kryeministrit në këto momente që flasim. Qershori është muaji më i rëndësishëm për ne, por fatkeqësisht sinjalet e para janë shumë trishtuese. Nuk kemi asnjë sinjal nga Gjermania. Unë do doja të shikoja kryeministrin e vendit që të lobonte për çeljen e negociatave. Unë mendoj se Juncker do ta kishte të thjeshtë për të dhënë datën, në rast se do të kishte mesazhe të rëndësishme nga vendet anëtare. Jam pesimiste për sa kohë nuk shoh asnjë indicie nga vendet anëtare, si Franca, Gjermania dhe Holanda”, deklaroi Klajda Gjosha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?