Akuzat e Ramës, reagon Topalli: Je vulg e sadist

Çelja e vitit të ri akademik dhe akuzat e e opozitës se maturantët nuk po lejohen që të regjistrohen në universitete ka shkaktuar debate dhe akuza të forta edhe në seancën e sotme plenare.

Replika të ash[pra u shënuan pak minuta më parë mes Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli për kuotat e mbetura bosh në universitet.

Topalli akuzoi Ramën se po favorizon privatët për të shkuar atje studentët dhe për këtë e të tjera do ishte e gatshme ta rrëzonte nga karrigia, por ky i fundit e quajti “aktore të mirë”, që shkonte rrotë më rrotë me Tinka Kurtin, teksa i përmedi rastin e fotos së një vajze që mbante në dorë seancën e kaluar, e cila nuk kishte fituar shkollën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Replikat mes Rames dhe Topallit

Swiss Digital Mobile Reklama

Jozefina Topalli: Vulgarizim, vjen në parlamentit për të hequr vëmendjen nga. problemet e vendit. Nëse do ishte për mua do të sillja njerëzit para kryeministrisë për të të rrëzuar, je vulg e sadist. Universiteti në Francë, Vjenë e Milano ka javë e muaj që ka nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranikë.

Edi Rama: Jozefinë, the c’nuk the po s’kuprtova çfarë the. Ti as që e di çfarë deshe me thanë. Unë fola për fakte siç fola këtu kur dole me atë foton dhe konkurove me Tinka Kurtin se PD iku tani e mori Lulin. Në konkurencë me Tinkën e kam pranuar je rrotë më rrotë…

Edi Rama për foton që mbante Topalli: Herën tjetër ishte Jozefina duke qarë, me foton e një vajze që po të lajmëroj Jozefinë e ka fitue ajo shkollën, mos u nxitoni se pas pak ditësh do të shikoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces për shkak të raundeve dhe filtrit që bëhet nga sistemi.

Edi Rama: Jozefinë të fola për fakte, të thashë po gënjen. Sot unë isha 100% dakord me Luçianon, ka fjalimin e vetë, çdo javë për arsimin dhe sipas javës atë që duhet të thotë, sot doli dhe tha ja kuotat e lira, ekzaktësisht atë që themi ne, pas raundit të parë do ketë të dytë e pastaj një vijë të kuqe që do ulet

Rama-Luciano Boçit: Ulu, pse rri në këmbë

Jozefina Topalli: Unë dola me foton e asaj vajze. Ajo vajzë ishte përfaqësimi i një brezi me të cilët ke abuzuar emocionalisht. Ti për të favorizuar universitetet private. Ajo që po të them është se sot një vit ti nuk do jesh këtu. Kaq mbaji shënim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?