Akuzat nga PS dhe PD për 14 Majin, Celibashi: Proces i suksesshëm, por jo pa problematika
PS akuzon KQZ për vonesa dhe problemeve gjatë votimit elektronik, dhe grupi i Berishës qeverinë për vjedhje të votave. Por vetë kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se zgjedhjet vendore të 14 Majit, në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë qenë një proces i sukseshëm.
Për të koha e nxjerrjes së rezultatit ishte më e shpejtë dhe më me pak probleme, megjithatë ai tha se pati edhe problematika, si ajo e pajisjeve që nuk punonin.
“Ka disa faktor ose fakte që tregojnë se procesi zgjedhor i 14 majit 2023, veçanërisht procesi i nzjerrjes së rezultatit dhe administrimit të rezultatit zgjedhor, mendoj se dallueshëm nga edicionet e zgjedhjeve të shkuara, qoftë në cilësinë e qoftë në aspektin e kohës është i tillë që i përkufizon këto zgjehdje si të suksesshme. Problematika ka pasur sidomos paraditen e të dielës, kur patëm probleme me pajisjet në disa qendra votimi”,-tha Celibashi për ”Euronews Albania”.