Akuzat nga SHBA, Berisha: Më përgëzuan për Bektelin dhe rrugën Durrës-Kukës! Palmeri të paraqesi provën më të vogël

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar çdo akuzë të ngritur nga DASH për korrupsion, argument mbi të cilin i është ndaluar hyrja në SHBA.

Referuar deklaratës së DASH publikuar një ditë më parë, Berisha tha se ajo është absolutisht e pabazë.

“Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fondeve publike. Për hir të së vërtetës as nga kundërshtarët më të egër”, u shpreh Berisha.

I pyetur në studion e “Opinion” se mbi cilën periudhë të jetës së tij është bërë kjo deklaratë, Berisha tha ndër të tjera se ajo i referohet kohës kur ka qenë Kryeministër, por dhe periudhës më pas.

“Kjo është për dy periudhat, kur kam qenë Kryeministër dhe për periudhën pasi jam larguar si Kryeministër”, tha ai, ndërsa shtoi se nuk ekziston në mënyrë absolute për ish-Kryeministrin Berisha një deklaratë e vetme për keqpërdorim të fondeve.

Berisha shtoi se vetë Blinken e kishte përgëzuar edhe për kompanine “Bektel” edhe për rrugën Durrës-Kukës në vitin 2009.

Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur, teksa thotë se parady vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, duke thënë se ai duhet të faktoj me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.

Fevziu: A ishte i papritur për ju ky vendim?

Berisha: Po, unë e mora vesh, ma dërgoi dikush tëitterin e tij. Para dy vitesh ka qenë se këtë do e shpallim në listën e zezë, non grata se unë kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Nuk e kam nga burimet amerikane por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptaz për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur.

SHKARKO APP