Akuzat për drogën, Rama: PD, le ta lëmë në budadallëkun e tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me cështjen e kokainës. Përmes një postimi në Facebook, Rama i konsideron si budadallëk deklarimet e PD, sipas të cilës Krei i Qeverisë duhet të japë sqarime në lidhje me lidhjet që kanë trafikatët me zyrtarë të Qeverisë.

“I qëndrova sa më mirë munda budallallëkut dhe vrazhdësisë së tyre të neveritshme, por nuk i’a dola dot asnjëherë t’i mund në lojën e tyre”, thotë një shprehje e mençur, e cila m’u kujtua duke i dëgjuar këto ditë të thonë, po pse nuk flet qeveria për tonelatat e kokainës që u kapën në Elbasan(?)!.

Kjo e tyrja është një lojë që duhen lënë ta luajnë vetë, sepse sa më shumë të përpiqesh të gjesh arsye në budallallëkun e tyre të vrazhdë, aq më shumë rrezikon të mbytesh në lumin e neveritshëm të atij budallallëku", shkruan Rama në rrjetet sociale.

SHKARKO APP