Akuzat për financime ruse në PD,reagon ambasadori Karpushin

Akuzat për financimin rus të partive politike në Shqipëri janë të pabaza. Kështu është shprehur ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Në një prononcim për “News 24”, Karpushin theksoi se kjo çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, – deklaroi Aleksandër Karpushin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat janë bërë nga Partia Socialiste si dhe nga portali amerikan “Mother Jones”, ku pretendohet se Partia Demokratike është financuar nga biznesmenë ruse, përmes kompanive offshore, për të lobuar në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike ka deklaruar se këto akuza hidhen nga Edi Rama me qëllim zbehjen e problemeve reale të shqiptarëve, si varfëria, trafiku i drogës dhe korrupsioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?