Akuzat për portin e Durrësit/ Rama-Metës: Vetë ka sjellë dy parti. Njëra ka ikur për skrap, tjetra ka ardhur për lekë

Pas morisë së akuzave nga Ilir Meta për portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje. Rama thotë se akuzat vijnë nga një njeri që sipas tij ka sjellë dy parti, e ku njëria iku për skrap dhe tjetra ka ardhur për lekë. Po ashtu kreu i qeverisë, nënvizon edhe se ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait.

Postimi i plotë

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë!

Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para.

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

SHKARKO APP