Akuzat për Portin, Rama reagon nga Serbia: ”Eagle Hills” e mirëpritur në Kroaci për një investim sa një e katërta në Durrës

Nga Serbia, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të shumta të opozitës. Përmes një postimi në Twitter, thotë se kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci.

Rama thekson edhe ashtu se investimi i kësaj kompanie në Kroaci është një investim sa një e katërta e Durrësit.

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat”,-shkruan Rama në rrjetin social.

SHKARKO APP