Alarm në SHBA, “pako bombë” për Obamën, Cilnton dhe redaksinë e CNN

SHBA është tronditur sot nga disa alarme për vendosjes bombash. Sipas medias amerikane, pajise shpërthyer (bomba) janë gjetur në shtëpinë e ish-presidentit Barak Obama, ish-sekretares Hillary Clinton dhe në zyrat qendrore të televizionit CNN, në Nju Jork.

Mediat amerikane raportojë se një pako e dyshimtë është gjetur dhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që autoritet e SHBA nuk e kanë konfirmuar një lajm të tillë ende. Një zëdhënës i shërbimeve sekrete tha për Fox News se nuk ka asnjë pako të dyshimtë që të ketë ardhur në adresë së Shtëpisë së Bardhë.

Një ditë më parë pajise shpërthyese u gjet në banesën e filantropit Xhorxh Soros.

Zyrat e Shtypit e Presidentit Donald Trump ka reaguar për situatën duke kërkuar nga policia dhe shërbimet sekrete zbardhjen e të gjitha ngjarjeve.

Bomba në zyrat qëndrore të CNN

Një pako e dyshimtë është gjetur ditën e sotme në redaksinë e CNN. Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i kësaj redaksie i cili shkruan në Twitter se po largohen nga zyrat.

Të gjithë gazetarët dhe stafi janë evakuuar me policinë që ka filluar hetimet e menjëhershme.

CNN i ka redaksitë qëndrore në qytetin e Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pako me eksplozivë u gjetën ditën e sotme edhe në shtëpitë e dy ish-Presidentëve, Bill Clinton dhe Barack Obama. Po ashtu u çmontua edhe një tjetër ditën e hënë në shtëpinë e miliardierit George Soros.

Video/Momenti i njoftimit për pako të dyshimtë në redaksinë e CNN

https://twitter.com/KFILE/status/1055102161661636608

https://twitter.com/i/status/1055104719960461313

SHKARKO APP