Albana Koçiu: Nga 1 deri më 28 shkurt, mamografi falas për gratë dhe vajzat e qarkut Lezhë

Gjatë muajit janar mbi 100 vajza e gra realizuan kontrollin e mamografisë falas në Shkodër. Në muajin shkurt, mamogarfia falas do të ofrohet për gratë dhe vajzat e qarkut Lezhë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sot përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë e kontrolleve shëndetësore për shpëtimin e jetëve. Ajo njoftoi se gjatë këtij muaji, gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës mund të kryejnë mamografinë falas, pa pasur nevojë për sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja shtoi se gjatë muajit janar, në Spitalin Rajonal Shkodër u kryen mbi 100 mamografi falas, duke ofruar mundësinë për çdo grua të kryejë këtë kontroll të rëndësishëm pa asnjë kosto.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtë muaj është qarku i Lezhës, ku gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë pa sistem referimi, pranë spitalit rajonal. Gjatë janarit, në Spitalin Rajonal Shkodër u kryen mbi 100 mamografi falas, pa referim, duke i dhënë mundësi çdo gruaje të bëjë kontrollin e nevojshëm”, thekson Koçiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?