Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla u zgjodh ditën e sotme në krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ajo do të zëvendësojë në detyrë Natasha Mulajn, së cilës i mbaroi mandati trevjeçar.

Shtylla u zgjodh me votim unanim nga të gjithë anëtarët e tjerë të Kolegjit të Posaçëm.

Më herët, Albana Shtylla ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtore e kabinetit të Avokatit të Popullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej themelimit të KPA-së, ajo është një prej gjyqtareve në institucionin që bën verifikimin përfundimtar të magjistratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?