Albana Vokshi: Rama po më çon në Gjykatën që e akuzoi se nuk bën drejtësi

Pas padisë së bërë nga Kryeministria ka reguar dhe deputetja Albana Vokshi. Në një postin në rrjetin social facebook, Vokshi shprehet se rama e ka paditur në Gjykatën ku ai vetë thotë se nuk jepet drejtësi.

“Kryeministri me kallëzoi se ka në dorë mbylljen e dosjeve të korrupsionit në Shëndetësi. Me padinë e tij, vetë faktoi se ai është palë. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerëzit në nevojë, çdo qytetar shqiptar po e vuajnë çdo ditë korrupsionin Rama-Beqaj në shëndetësi”, ka theksuar deputetja Vokshi.

Kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësinë e sheh këtë rast si mundësi më të mire për të bërë transparente të gjitha materialet që ajo disponon, mbi keq menaxhimin në shëndetësi dhe akuza të drejtpërdrejta për Ministrin Beqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me që nëse Rama, në deklaratën e tij dëshmon gatishmëri, e ftoj atë të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin”, ka shtuar më tej Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?