Albana Vokshi: Ramës i pëlqejnë fjalët banale në Kuvend
Në fjalën e saj si përfaqësuesja e PD-së, për diskutimet për projektligjin për disa ndryshime të kodit , e propozuar nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka kërkuar respektimin e femrave deputete, e është drejtuar nga koleget e saja.
Replikën e saj, deputetja Vokshi e ka drejtuar për tek Aleanca e Grave Deputete. Shkak ka qenë sot një replikë midis deputetit të PS-së Taulant Balla dhe deputetja e PD-së Jozefina Topalli. Ju bëj thirrje, deputetëve femra që janë pjesë e aleancës së grave, sot nuk mund të heshtin më, pasi që parlamenti e ka një rregullore. Të gjithë ne, bëjmë propagandë për ndalimin e dhunës ndaj fermës, por dhuna është në parlament. Vokshi ka marrë si shembull dhe rastin e sotëm dhe ka deklaruar se Rama, e lejon vetë këtë fjalor banal dhe denigrues.
Çfarë përmban dhe si funksionon, aleanca e grave deputete
Aleanca e Grave Deputete, është një aleancë përtej-partiake, e krijuar në tetor të vitit 2013, në të cilën janë anëtare pothuajse të gjitha gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo Aleancë ka 3 objektivë kryesorë, së pari forcimin ekonomik të gruas shqiptare, së dyti rritjen e pjesëmarrjes së saj në politik bërje dhe vendimmarrje publike, qendrore dhe lokale dhe së fundi, por jo për nga rëndësia që mbart, luftën ndaj fenomenit të dhunës në familje, kryesisht dhunës ndaj grave.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

