Albana Vokshi takime derë më derë në Laprakë: Boll më me mashtrime, vjedhje dhe braktisje

Braktisja 8 vjeçare e qeverisë për qytetarët pasqyrohet potësisht në zonën afër Bregut të Lumit, në Laprakë. Koordinatorja politike, Albana Vokshi, takoi shumë banorë të zonës, të cilët i treguan bizneset e falimentuara, gjendjen e rëndë të infrastrukturës, pamundësinë për t’ia dalë me të ardhurat shumë të ulëta dhe papunësinë tek të rinjtë.

“Investimi i fundit që është bërë këtu, është nga Lulzim Basha, në 2013-ën. Na shpëtoi nga përmbytja e lumit, na bëri kanalzime, por i prishën këta para zgjedhjeve, se thanë që do të na rregullojnë dhe asgjë,” – u shprehën banorët.

Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë”- u bëri thirrje Albana Vokshi banorëve.

Ata treguan edhe gjendjen e vështirë ekonomike. Me dhjetëra dyqane me qepena të mbyllur, pasi biznesi kishte falimentuar dhe pronarët janë larguar na vendi.

“Kjo quhet rruga e qiraxhinjve – tha një i ri i zonës. Të gjithë kanë ikur jashtë vendit gjatë këtyre viteve, se nuk kanë parë më asnjë shpresë.”

“Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”– tha Albana Vokshi.

Shumë prej banorëve në zgjedhjet e fundit kanë votuar për PS, por këtë herë, siguruan zonjën Vokshi se votat e tyre janë për PD dhe për ndryshimin.

“8 votat e familjes sonë i keni ju”-tha një kryefamiljare, që priste, e zhgënjyër, prej shumë kohësh dëmshpërblim për përmbytjet.

Në takimet derë më derë, zonja Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton.”- theksoi zonja Vokshi.

SHKARKO APP