Albert Çaçi: I prenë ullinjtë mbështetësit tim
Albert Çaçi, kandidat për Bashkinë e Fierit, thotë se një mbështetësi të tij i kanë prerë 40 rrënjë ullinj, vetëm pse e mbështet atë.
Çaçi, i mbështetur nga socialdemokratët, ka deklaruar më parë se Fieri nuk është më një bastion i majtë.
“Ndjej keqardhje për aktet vandale, për presionet dhe të gjitha format e dhunës që kundërshtarët tanë në garë bëjnë ndaj njerëzve që më mbështesin në fushatë. Jam pranë Ermalit, i cili sot ra pre e një akti vandal nga njerëz që kanë dhunën dhe presionin si gjuhë politike, atij iu prenë në mënyrë barbare 40 rrënjë ullinj të mbjella me ndjersë në pronën e tij vetëm sepse ishte organizator i takimit elektoral në Levan. E falenderoj për mbështetjen çdo të ri të Fierit dhe premtoj se në drejtimin tim Bashkia e re do të ecë me gjuhën e solidaritetit dhe mirënjohjes, jo të hakmarrjes dhe të dhunës”, tha Çaçi.