Albin Kurti me familjen i uron qytetarëve Vitin e Ri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri. Në një fotografi, të postuar në facebook, Kurti së bashku me gruan, Ritën dhe vajzën Lean me pak fjalë ka uruar ndërrimin e moteve. ”Të gjithëve, kudo e me këdo që jeni, gëzuar Viti i Ri 2020 nga Rita, Lea dhe unë!”, ka shkruar Kurti. Nga ana tjetër, në sondazhin në www.kohajone.com, Albin Kurti u shpall personazhi i Vitit në fushën e Politikës.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/770343486798871/?type=3&theater

 

SHKARKO APP