Albin Kurti në vijim të betejës elektorale: Viti 2025 do të jetë vit i gruas

Në vijim të betejës elektorale, Albin Kurti është shprehur përmes një postimi që ai ka bërë rrjetet sociale se “Viti 2025 do të jetë vit i gruas. Në mandatin tonë të parë, dhe atë krejt në fillim, e nisëm mbështetjen për nënat lehona dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, përmes masave tona të punësimit vend të punës gjetën mbi 12 mijë gra, ndërkaq mbi 100 mijë gra hapën për herë të parë llogaritë e tyre bankare.
Siç kemi bërë deri më tani, vëmendjen e përkrahjen për to vetëm sa do ta rrisim. Në mandatin tjetër zotohemi që ta shtojmë edhe më shumë shkallën e aktivitetit të gruas në ekonomi, përmes një sërë masash, përfshirë edhe programin Superpuna për Gratë.
AV

SHKARKO APP