Albin Kurti nis mbledhjen e përbashkët të dy qeverive: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë më i ngushtë se kurrë
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ka nisur me fjalën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si i zoti i shtëpisë në Prishtinë.
“Në mbledhjen e kaluar thamë që jemi popull optimist e gjithnjë jemi një. Besoj duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Entuziamzmi është organizimi më i mirë i mundshëm mes imagjinatës e racionalitetit.
Sfidat sot janë të shumta e situata politike botërore duket shumë e rënduar. Ne mund ta lexojmë këtë gjendje më mirë e më qartë.
Kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur përcaktimi ynë është më i thjeshtë.
Marrëdhëniet me dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar.
Është dëshmi gjithashtu se bashkëpunimi, integrimi e zhvillimi i qendrueshëm në gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund.
Lënia për fund e mbajtja pezull e zgjidhjes të problemeve esenciale politike mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social”, tha Kurti.
Më tej, Kurti ka folur edhe për marrëvevshjet që pritet të nënshkruhen pas mbledhjes së qeverive.
“Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Po përmend marrëveshjen e pranimin e studentëve, apo ngritjen e grupeve të studimit. Është veti të flasim me gjuhën e rezultatit. Pritshmëritë tona janë reale. Na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre, në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate. Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur nje pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne“, tha Kurti.