Albin Kurti thirrje serbëve në gjuhën e tyre: Na duhen zgjedhje të lira me shtet ligjor
Në një kohë që tensionet nuk janë ulur, kryeministri Albin Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës. Me një video mesazh prej 10 minutash në gjuhën serbe, Kurti thotë se zgjedhjet në komunat veriore janë të nevojshme, por duhet të jenë të lira. Ai shton se kjo mund të garantohet vetëm përmes shtetit ligjor.
“Pa fushatë fer dhe demokratike, nuk ka zgjedhje fer dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse shteti i së drejtës është parësor, pse na duhet një mjedis ku nuk ka frikësime dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet të krijojmë së bashku.
Me sundimin e ligjit, gradualisht mund të ulim numrin e policëve në objektet komunale. Nga ana tjetër, na duhen takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë integrale e së cilës është Aneksi i Ohrit.
Tani është e qartë se presidenti i Serbisë i tha po marrëveshjes për mos nënshkrimin e saj, e tani ankohet dhe pendohet që thotë po, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që nënkupton njohjen de facto të Republikës së Kosovës. Sulmi dhe rrëmbimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, gjuajtja e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohet. Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk toleron kulturën e bullistëve”, tha Kurti.