Aldi Fusha: Buxhet thërrime për COVID-19, 4 milionë euro për 15 “kontrata sekrete”!

Koordinatori i LSI, Aldi Fusha, ka publikuar të dhënat e raportit lidhur me financimet që kanë shkuar për pandeminë.

Fusha thotë se në këtë raport është bërë një analizë e e plotë se ç’ndodhi me paratë që u vunë në dispozicion për të përballuar pandeminë Covid-19.

Në një postim në Facebook, Aldi Fusha shkruan se në raport thuhet shëndetësia shqiptare është përballuar me vështirësi kritike në financimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe ka përfituar vetëm 24.3 milionë euro për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Në vijim postimi i plotë

Buxhet thërrime për COVID-19, 4 milionë euro për 15 “kontrata sekrete”!
Në raportin “Ndiq paranë e Covid-19”, të realizuar nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “Westminster Foundation for Democracy” është bërë një analizë e plotë se ç’ndodhi me paratë që u vunë në dispozicion për të përballuar pandeminë Covid-19. 🦠

24.3 milionë euro. 💸 Kjo është kostoja që ka përfituar sektori shëndetësor shqiptar për të përballuar pandeminë e koronavirusit, kosto e pamjaftueshme për të përballuar nevojat reale. Ndërkohë, gjithë shërbimi ka qenë i centralizuar në Tiranë, duke nxjerrë jashtë loje të gjitha spitalet rajonale e bashkiake, të cilat përgjatë kësaj periudhe patën edhe një rënie të konsiderueshme të të ardhurave të tyre dytësore.

Raporti vlerëson se para shpërthimit të Covid-19, sistemi shëndetësor shqiptar u përball me vështirësi kritike në financimin dhe ofrimin e shërbimeve. Kostot për frymë për shëndetësinë shqiptare (2.9%) janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së (10%) dhe mënyra se si shpenzohet financimi i pakët është joefikas ose në kundërshtim me profilin e sëmundshmërisë në rajon.

● Buxheti i akorduar nga aktet normative për të trajtuar pandeminë Covid-19, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është:
– Rreth 14.5 Milion Euro (1.8 miliardë lekë) për shpenzimet operacionale
– 9.7 milion Euro (1.2 miliardë lekë) për shpenzimet kapitale.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve në një spital ka shkuar për pagat dhe shpërblimet e stafit, që arrin mesatarisht në 58% të totalit.

● 15 kontrata prokurimi (sekrete) që janë aprovuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave përfshijnë një shumë totale prej 4,05 milion Euro
● Personeli mjekësor i specializuar në sëmundjet infektive (epidemiolog dhe reanimator), është i pamjaftueshëm në rast të rritjes së numrit të pacientëve që trajtohen në spitale
● Mundësitë e kufizuara të grupeve epidemiologjike, të ndjekura nga rritja e kërkesave për analiza, veçanërisht në Tiranë-Durrës, kanë rritur kohën e pritjes për t’u testuar.

Buxhet thërrime për COVID-19, 4 milionë euro për 15 “kontrata sekrete”!

Në raportin “Ndiq paranë e Covid-19”, të…

Posted by Aldi Fusha on Monday, January 18, 2021

SHKARKO APP