Aldi Fusha: KM si rrezik publik për objektivin strategjik të Shqipërisë!
Nga Aldi Fusha
KM si rrezik publik për objektivin strategjik të Shqipërisë!
Miqtë e mi,
integrimi europian dhe anëtarësimi i plotë në BE 🇪🇺 janë jo vetëm objektiva strategjikë të shtetit tonë, por edhe dëshirë dhe ëndërr e çdo shqiptari të thjeshtë.
Ribashkimi me Europën ka qenë ëndërr e rilindasve të vërtetë në histori! 🌅
Fatkeqësisht, kryerilindasi që kemi në krye jo edhe për shumë kohë, ka ndërmarrë e ndërmerr hapa të rrezikshëm në lëvizje të boshtit tonë pro-perëndimor.
Përtej aleancave të çuditshme me vende të largëta, që festohen me biftekë floriri dhe përtej ushqyerjes së komplekseve sulltanore, KM në largim ndërmori një sulm të paprecedent ndaj BE-së. ⛔
Duke nxjerrë si pretekst vaksinën ndaj COVID-19, KM sulmoi në mënyrë të pabesë nominalisht Francën 🇫🇷, jo thjesht një shtet aleat, por një vend që e ka mirëpritur KM tonë personalisht, në rininë e tij.
Të dashur miq,
aleancat mes shteteve nuk janë si muhabetet e kafeneve, ku pas avujve të alkoolit mund të shahesh me mikun e vëllain tënd.
Aleancat me vende të fuqishme të BE-së dhe të NATO-s neve na nderojnë, por jo vetëm kaq. Këto aleanca duhen ruajtur dhe konsoliduar.
KM në largim 🤡 është një rrezik për marrdhëniet e mira të Shqipërisë me Perëndimin dhe për ambicien shekullore tonën për një integrim të plotë në Europë.
Më 25 prill, nisim rrugën e vendosjes së një qeverie me bosht e taban, një qeverie që integrimin europian do ta ketë si një motiv kryesor të ekzistencës së saj.
#ShqiperiaShtepiaJuaj
🇦🇱