Aldo Bumçi: Marrëdhënie të mira me Turqinë, por jo vasalitet si Rama
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi ka kritikuar politikën e jashtme të qeverisë “Rama” në raport me Turqinë.
I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në “RTSH 24”, Bumçi u shpreh se Partia Demokratike kërkon që marrëdhëniet me Turqinë të jenë në nivele shumë të mira, por jo në raporte vasaliteti siç janë sot gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
“Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, marrëdhënie të gjithanshme, politike, ekonomike, diplomatike, njerëzore të gjithanshme, por ne nuk jemi për vasalitet me Turqinë. Kjo e sotmja është vasalitet dhe jo marrëdhënie e mirë. Nuk i shërben askujt”,- tha ndër të tjera Aldo Bumçi.