Aleanca e Deputeteve: 20% e kandidateve femra, ose të refuzohen nga KQZ

Gratë ligjvënëse nuk janë të kënaqura me numrin e femrave në pushtetin lokal, apo atë legjislativ.

Aleanca e Grave Deputete ka paraqitur në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, 2 amendimeve të cilat do ti dorëzohen Komisionit të Ligjeve.

E para lidhet me kodin zgjedhor dhe Aleanca provozon se në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të ketë në përbërje 20% femra, në të kundër të refuzohen listat nga KQZ.

Ndërsa amendimi i dytë është që kjo kuotë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë 30-50%.

Sipas raportit të paraqitur në Komision, megjithëse gruaja përfaqëson 49% të strukturës aktuale të popullatës, niveli i saj i përfaqësimit është thuajse 1% në autoritetet e zgjedhura të pushtetit lokal dhe rreth 20% në legjislativ, pas zëvendësimit të mandatit të Ministrave.

Sipas këtij raporti, përfaqësimi i gruas në pushtetin vendor dhe atij parlametar është i ulët.

SHKARKO APP