“Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë”, Rama: S’ka rritje gjobash për biznesin e vogël

“Beteja” e kryeministrit Edi Rama me mediat që dizinformojnë sipas tij, vijon edhe këtë të dielë. Kreu i qeverisë ka dhënë qëndrimin e tij dhe i është përgjigjur lajmeve sa i takon paketës fiskale 2023.

Në Twitter, Rama shkruan se mediat vazhdojnë të dizinformojnë qytetarët, pasi nuk është e vërtetë që do të ketë rritje të gjobave për biznesin e vogël, ashtu siç ato raportojnë.

“Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë”,-shkruan Rama.

Të shtunën disa biznese të vogla e të mesme ulën qepenët në shenjë proteste, duke i kërkuar qeverisë të mos aplikohet rritja e gjobave, përgjysmimin e taksave të karburantit dhe mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800 kilovat.

Postimi i plotë

Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë:”Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”!

JO, GËNJESHTËR Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar!

Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!

SHKARKO APP