Aleanca KuqeZi: 2015, viti i revoltave kundër urisë dhe qeverisë
Aleanca KuqeZi e përmbylli sot vitin e aktiviteteve me një protestë kundër sistemit politik shqiptar në dyert e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Me një pankartë gjigande ku ndahet Shqipëria në Jug dhe Veri Aleanca KuqeZi demonstroi simbolikën e ndarjes së Shqipërisë në zgjedhje.
Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi se: "Viti 2015 do jëtë viti i krizës ekonomike dhe i konfliktit politik në Shqipëri. Dhurata që qeveria i ka bërë shqiptarëve për vitin 2015 është uria ekonomike por edhe ndarja krahinore në Gegë dhe Toskë. Në 2015 Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në tavolinë pasi ka ndarë vetëm në Shqipërinë e Jugut 35 Bashki, duke izoluar Tiranën, Shqipërinë e Mesme dhe Jugun së bashku në 26 Bashki. Me këtë arsyetim socialist Tirana i bie të jetë një fshat në malësitë e veriut.
Aleanca KuqeZi bën thirrje që zgjedhjet lokale nuk duhet të zhvillohen me këtë sistem të ndarjes krahinore pasi rezultati është i paracaktuar. Partia socialiste del parti e parë me 32 Bashki, Lëvizja Socialiste për integrim merr 20 bashki të lira bosh, Partia Nacionaliste greke 3 bashki duke e nxjerr Partinë Demokratike ose të tretën ose të katërtën dhe duke enklavizuar gjithë getot greke në jug të Shqipërisë. Harta e re elektorale do ngjall një frymë konflikti me mungese stabiliteti në vend. Kjo dhuratë e qeverisë do jetë molla e sherit për 2015 për këtë arsye parashikojmë një mot me stuhi politike dhe popullore në Shqipëri."
Aleanca KuqeZi e përbylli vitin politik me këtë demostratë simbolike kundër qeverisë Rama.