Aleanca KuqeZi : Nëse BE do pranojë azil, do largohen 3 milionë shqiptarë
Kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu në një deklaratë për media i ka kërkuar qeverisë të japë llogari, për atë që ai e quan braktisje masive të vendit duke marrë shkasë nga rasti i Vlorës ku rreth 600 persona kërkonin të iknin në Gjermani për të kërkuar azil politik.
“Po përjetojmë me shqetësim braktisjen masive të vendit. Pas 24 vitesh mijëra shqiptarë po largohen. Eksodi i 2014 është më tragjik se ai i vitit 1991, pasi nëse BE do pranonte azil 3 milionë shqiptarë janë të gatshëm të largohen”. u shpreh Spahiu.
Duke u ndalur tek rasti i Vlorës, Spahiu tha se “Mediat qeveritare i trajtojnë si skema mashtrimi. Nuk mashtroi agjencia, por mashtroi qeveria me premtime. Qeveria të japë llogari pse po ikën i gjithë populli. PD i varfëroi shqiptarët, PS i vrau shpresën”, tha Spahiu më tej.