Aleanca me Metën për 14 majin, Berisha: Asnjë kandidat nuk mund të garojë pa kaluar primaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte firmosi marrëveshjen me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zgjedhjet lokale të 14 majit, dhe në ”Open”, thotë se asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret.

“PL ka pranuar si metodën më demokratike, ka pranuar të kontribuojë primaret. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është në fakt bashkim në dy parime themelore.

Në parimin e primareve, pra të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët, në përmbysjen e përfaqësimit të deritanishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parimi i dytë themelor është referendumi, në të cilin dy forcat tona zotohen të bëjnë gjithçka për të drejtën e referendumit. Besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, mund të jenë pa parti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?