Aleanca ndalet në Lezhë, Budina: Të lidhim Besëlidhjen, do ngulim flamurin kombëtar në sheshin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot për peticionin në Lezhë ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ky është qyteti i katërt verior ku ndalet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit teksa fjalën  e ka nisur regjisori Robert Budina.

Budina tha se në Lezhë Aleanca ka ardhur për të lidhur Besëlidhjen nëpërmjet peticionit. Regjisori paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit teksa shprehet se në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm.”- tha Budina,

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?