Aleanca PD-PL/ Jozefina Topalli: Nuk e kishin me entuziazëm të madh, por qeveria i ka të gjitha pushtetet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosën këtë të enjte marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Anëtarja e PD-së, Jozefina Topalli, në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi, u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Berisha e Meta, sjellin një marrëveshje të tillë.

”Nuk është hera e parë që shohim një marrëveshje të tillë, hera e parë ka qenë në 2009. Këtë e shoh si një marrëveshje që nuk është se Meta e Berisha e kishin me entuziazëm të madh, secili do donte të qeverisë vet, kur nuk është e mundur kjo, atëherë duhet të gjesh koalicione. Kështu që ky është momenti i dytë i krijimit të frontit opozitar përballë një qeveri që i ka marrë të gjitha pushtetet. Në këtë rast Meta, nuk bënë të nënvlerësohet sepse ai ka marrë 100 mijë vota”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?