“Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Meta: Shprehje e dashurisë për njerëzit në nevojë
Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinj italianë, që jetojnë në Shqipëri.
Në bashkëbisedim me Presidentin Meta, të rinjtë italianë së bashku me dy pastorët, që udhëheqin veprimtarinë e tyre disavjeçare fetare dhe sociale në vendin tonë, nënvizuan dëshirën, që në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë italianë dhe shtetas të huaj, të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit në vendin tonë për dhurimin e gjakut.
Kreu i Shtetit i falenderoi për solidaritetin e tyre frymëzues me këtë kauzë humane, veçanërisht për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të gjithë të sëmurëve të tjerë kronikë shqiptarë, të cilët kanë nevojë për gjak në këtë periudhë të vështirë pandemie, ku çdo kontribut është jetësor dhe tepër i domosdoshëm.
Meta në rrjetin social Facebook ka publikuar dhe disa fotografi dhe krahas tyre shkruan: