Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Maks Velo, një nga simbolet e protestës sonë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, shkruan për shuarjen e arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Aleanca thotë se Velo ishte një nga simbolet e protestës. “Maks Velo ishte një nga mbrojtësit e parë të Teatrit dhe një nga simbolet e protestës tonë. Nuk heshte edhe kur kishte plot që donin t’i hiqnin fjalën, te Sheshi i Teatrit duket sikur gjeti qetësinë për të thënë ato që mbante kyçur në mendjen dhe shpirtin e tij prej vitesh. Largimi i tij është një humbje e madhe për të dashurit dhe miqtë e tij. Por ajo është dhe një humbje për shoqërinë shqiptare, për mendimin e lirë, dhe për ata që nuk bëjnë kompromis me lirinë e tyre edhe kur dënohen për të! U prefsh në paqe Profesor Maksi”.

SHKARKO APP