Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Këshillin Bashkiak për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një padi kundër Këshillit Bashkiak për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pasi ka kundërshtuar për shumë kohë shembjen e tij, ditën e sotme, përfaqësues të Aleancës i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës.

Aleanca do të ngrejë një padi penale ndaj vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak, që kishte vendosur shembjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, do të paditet edhe Instituti i Ndërtimit, për një ekspertizë të kryer në vitin 2018, pasi sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dyshime se një prej firmave është e falsifikuar, ndërsa 3 firmat e tjera mendohet se janë vendosur nga persona që nuk kanë pasur licenscë për një akt të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?