Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thirrje Presidentit: Mos e dekreto Edi Ramën kryeministër!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidenti Ilir Meta të mos e dekretojë Edi Ramën si kryeministër dhe dy ministra të kabinetit të ri qeveritar, me pretendimin se kanë kryer vepra penale.

Po ashtu Aleanca ka kërkuar mosdekreitmin e dy ministreve, Elva Margaritin dhe Mirela Kumbaron, për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja pohoi se Rama duhet të shkojë para drejtësisë.

“Kemi kërkuar mosdekretimin e disa ministrave. U jemi referuar dispozitave ligjore dhe Kushtetuës. I kemi kërkuar presidentit, mosdekretimit e shtetasit Edi Rama, për kryeministër të Republikës së Shqipërisë, pas shembjes së teatrit. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK. Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën. Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues.

Kemi kërkuar për dy ministre mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës. Margariti jo vetëm nuk ka zbatuar ekzekutimin e Gjykatës Kushtetuese, por ka propozuar një VKM të re, atë të transferimit të truallit nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës. Kemi kallëzim të ri. Pas gjithë veprave penale që ka konsumuar, ministrja vazhdon të konsumojë vepra penale siç janë ato në SPAK, në mënyrë të dukshme është ministre që ka shkelur Kushtetutën,- tha Adriana Kalaja në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP