Aleanca protestë tek SPAK-u, Budina: Kallëzim penal për ”Tentativë për vrasje”
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në një protestë të zhvilluar para SPAK-ut, bëri me dije se kanë bërë kallëzim penal për ”Tentativë për vrasje”.
Përfaqësues të Aleancës, por të mbështetur dhe nga qytetarë, qëndrojnë para godinës së SPAK, ndërsa i pari që ka marrë fjalën para protestuesve ka qenë regjisori Edmond Budina.
Ky i fundit pohoi se SPAK duhet të hetojë tentativën për vrasje nga policia, pasi brenda Teatrit gjatë kohës që nisi shembja, kishte artistë në godinë. Nga ana tjetër, Budina tha se ata do të vazhdojnë protestat deri sa të shohin një lëvizje nga prokuroria.
”Protesta është mbështetje për prokurorët që do kenë çështjen, që të mos tërhiqen. Ne nuk ishim të armatosur, kemi 2 vjet e ca që protestojmë, kështu që prokurorët të ndihen të mbështetur, sepse ne do ta çojmë këtë lëvizje në të gjithë Shqipërinë. Mos të bëhën barrikadë për popullin. Politika na ka vjedhur institucionet drejtësinë, jemi të detyruar të thërrasim popullin në fushëbetëjë. Vëllezër prokurorë bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës, po fshehët kriminielët do ketë përgjigje mbarëpopullore, ne do ta çojmë deri në fund betejën pa kompromise. Duam që të fillojnë të lëvzin gjërat në Shqipëri”.