Aleatët e PD jo pjesë e 6 marsit, Duka: Ishim të çorientuar për të bërë aleanca
Aleatët e PD nuk janë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, dhe kreu i AAK, Agron Duka tregon disa nga arsyet.
Duke “fajësuar” përplasjet brenda kampit blu, Duka shpjegoi se disa nga aleatët u gjetën të çorientuar dhe të pavendosur për të bërë aleanca dhe për të mbajtur anë mes dy palëve. Po ashtu ai shtoi se ekziston mundësia për të mbështetur ndonjë kandidat në këto zgjedhje.
“Ishim të çorientuar për të bërë aleanca dhe të pavendosur. Duke qenë se nuk pretendojmë të fitojmë një bashki, bëmë thirrje për një kandidat të përbashkët, gjë që nuk u realizua.
Mesa duket palët në PD janë në një gjendje që në këto zgjedhje të mos e ndihmojnë njëri tjetrin. Atëherë ne menduam që ne të mos jemi palë në një grup nga PD, për të mos marrë anë se kush është PD e vërtetë.
Në këtë gjendje të krijuar, me një gjendje të vështirë për opozitën, ndoshta mund të ndihmojmë një kandidat, duke parë sa pëlqehet nga qytetarët”, u shpreh Duka për “A2cnn”.