Aleatët: Rama indiferent, të garantohet votimi elektronik, nëse jo protesta
Flasin aleatët e Ramës, lidhur me vendimet e PS-së mbi Reformën Zgjedhore: Nëse vazhdon në drejtimin e kundërt, do të braktiset
Nga: Redjon Shtylla
Në çfarë faze është Reforma Zgjedhore dhe partitë pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, në cilat pika do sjellin ndryshime? Mbetet kjo një pyetje e nisur që para një viti, kur dhe nisi punën komisioni. Sot, ku koha është cilësuar nga të gjithë si e limituar, ende partitë nuk kanë rënë dakord, për pika shumë të rëndësishme, një prej tyre mbetet votimi dhe numërimi elektronik, ku PS-ja e sheh të pamundur opsionin e parë. Për partitë e vogla, si edhe më të rrezikuara nga bërja apo mos bërja e ndryshime në Kodin Zgjedhor, po ketë kosto. Ata kanë ankesat e tyre dhe përgjegjës për kaosin e shkaktuar që ka kjo reformë.
Në disa prononcime për “Koha Jonë”, aleatë të Partisë Socialiste, flasin për mungesën e vullnetit që ka komisioni për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke u ndalur tek transparenca në financimin e fushatave zgjedhore. Në komision janë depozituar dy propozime, ajo e demokratëve për financim 100% nga shteti, por dhe ajo e financimit miks, propozuar nga socialistët. Për partitë e vogla, të cilat mbështesin propozimin e PD-së, qofshin edhe aleatë të PS-së, është me rëndësi, që të gjitha partitë të jenë të barabarta, sa i takon pjesës së financimit.
Me ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, që sipas tyre ka shumë defekte që presin zgjidhje, deputeti dhe kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka paralajmëron se: “Maxhoranca po tregohet e papërgjegjshme në lidhje me reformën zgjedhore. Asnjë institucion nuk vlen nëse vota tjetërsohet, vidhet dhe deformohet vullneti politik i qytetarëve. Reforma në Drejtësi, pa reformën zgjedhore është një hiç”, u shpreh Ndoka. E theksuar edhe nga faktorë të jashtëm, edhe për kreun Ndoka, duhet të iki koha kur institucionet, të prodhohen nga vota e trafikut, është e destinuar të jetë e korruptuar që në krijim. Kreu i Partisë Demokristiane, vë theksin edhe tek aleati Rama, se: “Nëse maxhoranca vazhdon në drejtimin e kundërt, do mbetet e braktisur nga të gjithë”.
Edhe kreu i Partisë Komuniste “8 Nëntori”, Preng Çuni, pohon se tryeza e partive të vogla, ka insistuar që të shmanget voluntarizmi dhe subjektivizmi në numërimin e votave, e që t’i besohet teknikës numërimit siç ndodh në botë, por nuk merren aspak në konsideratë nga dy forcat politike, PD e PS. Ndërsa lidhur me raportin që ne subjektet e vogla kanë me z.Rama, ai shprehet se është baras me zero. “Kjo për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes që kemi nënshkruar së bashku duke shkelur jo vetëm Kodin Etik, por edhe ligjin sepse ai po qeveris edhe me njëqindmijë votat tona. Z. Rama ka vënë në “themel të këtij koalicioni” LSI dhe kohët e fundit edhe PDIU, subjekte, të cilat kanë qenë në koalicion qeverisës para se koalicioni i majtë të vinte në pushtet. Nëse më gënjen një herë faji është i yti,- thotë populli, nëse më gënjen herë tjetër atëherë fajin e kam vetë”,- pohoi Çuni.
Aleatet e Rames
Kreu i PDK-së
Ndoka: Nëse maxhoranca vazhdon në drejtimin e kundërt, do të braktiset
Për partitë e vogla, të cilat mbështesin propozimin e PD-së, qofshin edhe aleatë të PS-së, për ta është me rëndësi, që të gjitha partitë të jenë të barabarta, sa i takon pjesës së financimit. Me ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, që sipas tyre ka shumë defekte që presin zgjidhje, deputeti dhe kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka paralajmëron se: “Maxhoranca po tregohet e papërgjegjshme në lidhje me reformën zgjedhore. Asnjë institucion nuk vlen nëse vota tjetërsohet, vidhet dhe deformohet vullneti politik i qytetarëve. Reforma në Drejtësi, pa reformën zgjedhore është një hiç”, u shpreh Ndoka. E theksuar edhe nga faktorë të jashtëm, edhe për kreun Ndoka, duhet të iki koha kur institucionet, të prodhohen nga vota e trafikut, është e destinuar të jetë e korruptuar që në krijim. Kreu i Partisë Demokristiane, vë theksin edhe tek aleati Rama se: “Nëse maxhoranca vazhdon në drejtimin e kundërt, do mbetet e braktisur nga të gjithë”.
Kreu i PKD-së
Muslia: Rama indiferent me kërkesat e aleatëve
Kreu i Partisë Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia, pohon se sipas Kodit Zgjedhor aktual është detyrim ligjor për të bërë votim dhe numërim elektronik, nëse do ishte vullneti i politikës së vjetër PD e PS ky proces do realizohej. “Kështu që, për kohën e ngelur është e pamundur për t’u realizuar”, u shpreh ai. I pyet si e sheh mospranimin e PS-së për votim elektronik, Muslia pohon se transparenca nga partitë e mëdha nuk është bërë, pasi në zgjedhjet e kaluara ka pasur financime nga segmente të errëta. “Qëndrimi i partisë tonë ka qenë transparent, ku kemi kërkuar që të ketë financim nga shteti, duke detyruar partitë të bëjnë një transparencë të hapur të të gjithë formave të financimeve”,- pohoi Muslia. Sa i përket respektimit nga ana e z.Rama, kjo për marrëveshjen e koalicionit me partitë e vogla dhe kërkesave të tyre për reformën zgjedhore, Muslia tregon se: “Rama nuk ka treguar asnjë sinjal për zbatimin e marrëveshjes. Rama po tregohet shumë indiferent në lidhje me kërkesat që aleatë të koalicionit kanë për ndryshim të Kodit Zgjedhor”.
Kreu i PSV ‘91
Koçi: Të garantohet votimi elektronik
Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste e Vërtetë ‘91, vë theksin edhe te propozimi që sipas tij, duhet një sistem zgjedhor, ku partitë politike të konkurronin me vete dhe që koalicionet të mund të ndërtoheshin pas zgjedhjeve. “Që do të thotë se më i përshtatshëm do ishte proporcional kombëtar i pastër. Për të garantuar stabilitet do të duhej që sistemi të shoqërohej me bonus për partinë kryesore që dilte a para në rezultatin elektoral”. Edhe pse aleati i tij, nga PS-ja votimi elektronik është i pamundur për t’u realizuar, Koçi, e sheh si të domosdoshme, që të garantohej jo votimi elektronik, por numërimi elektronik. “Sepse numërimi human vazhdon të jetë i tensionuar dhe me incidente. Në lidhje me financimin ka rëndësi formalizimi i rreptë i donacioneve dhe kontrolli i detyrueshëm gjatë procesit të fushatës e jo thjesht pas zgjedhjeve”,- u shpreh ai.
Kreu i ADK-së
Bushati: Protesta nga partitë e vogla, nëse nuk bëhet Reforma
Duke folur për reformën, e cila edhe ka marrë një vëmendje të munguar të vetë partive që do realizojnë reformën, Zef Bushati, Kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane, deklaron se zgjidhja janë protestat, që do të organizojnë Grupimi i Partive për Reformën Zgjedhore. “Më 26 Janar 2016 në një takim për Reformën Zgjedhore ku ishte veç të tjerëve dhe Ambasadori Amerikan Lu, Kryeministri Rama, i cili tha se, do realizohet depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore. Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kryetar i LSI-së tha se kjo forcë politike është për sistem proporcional dhe lista të hapura. Kryetari i PD-së Basha në një deklarim tha se, PD-ja është për votim elektronik. Pse ju citoni Taulant Ballën? Nëse këta tre burra që përmenda e kanë “dredhur” atëherë çështja është e rëndësishme dhe zgjidhjen e japin vetëm protestat që do të organizojnë Grupimi i Partive për Reformën Zgjedhore”.
KOHA JONË SONDAZH

