Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve: Ajo që po ndodh me gazetarin Elton Qyno do ketë reagim

Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit të Ora News, Elton Qyno ku i kërkohet burimi i informacionit. Çipa u shpreh se po ndiqet me shumë vëmendje dhe se reagimi do jetë ashtu siç meriton të jetë.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta.

Po e ndjekim çështjen me shumë vëmendje. Presim sa më parë të kemi një njoftim zyrtar. Reagimi jonë do jetë ashtu siç meriton të jetë’’, tha ndër të tjera Çipa.

SHKARKO APP