Aleksandër Meksi: Të bëhen zgjedhje vendore në qershor

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi thotë se në qershor duhet të mbahen zgjedhje vendore dhe të garantohet vota e qytetarëve, si e vetmja mënyrë për të ndryshuar klimën politike ne vend.

Duke folur për opozitën, Meksi tha se ajo i bëri dëm vetes duke larguar demokratët “e vjetër” dhe me listat e zgjedhjeve.

“Pa opozitë nuk ka qeverisje demokratike, qeverisja që i mbyll zërin opozitës është jo demokratike. Situata sot është skandaloze në këtë drejtim, për faj të rioganizimit të shtetit shqiptar të vitit 2008, popullit iu hoq e drejta e referendumit për ndryshimet Kushtetuese. Opozita duke ecur këtë rrugë të mbivlerësim të pak vetave, të bërjes së listave, të largimit apo sharjes siç dëgjojmë, sigurisht që i bën dëmin vetes, por tjetra është që duhet të ndalohet edhe presioni, dhuna, dhe të ndryshohet ligji elektoral për zgjedhjet politike që po vijnë. Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore, me dy raunde, me një përmirësim të ndarjes territoriale. Kjo do të ndryshonte klimën politke, nuk ka mbetur puna që të votojnë elektronikisht, por të garantohen që votat të mos vidhen…”, u shpreh ish-kryeministri Aleksandër Meksi në Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?